Maqedoni

Raportohet për shqiptarë të vrarë si “mercenarë” në Ukrainë

Më shumë se 170 shqiptarë nga Kosova e Shqipëria raportohet të jenë vrarë në luftën në Ukrainë, sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Sipas listës që raportohet se është publikuar në Telegram, janë 13 mijë e 387 mercenarë të huaj që po luftojnë në Ukrainë, që nga 24 shkurti i vitit 2022. Në listën që po qarkullon janë përfshirë edhe 191 persona nga Kosova e 192 nga Shqipëria, që pretendohet se kanë shkuar për të luftuar në krah të Ukrainës. Sipas këtyre shifrave, thuhet se 84 mercenarë nga Kosova tashmë janë vrarë në këto luftime, kurse nga Shqipëria 87.
Në listën që po qarkullon janë përfshirë edhe 191 persona nga Kosova e 192 nga Shqipëria, që pretendohet se kanë shkuar për të luftuar në krah të Ukrainës. Sipas këtyre shifrave, thuhet se 84 mercenarë nga Kosova tashmë janë vrarë në këto luftime, kurse nga Shqipëria 87.

Listës i prin Polonia me 2960 persona, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1113.

Britania e Madhe, sipas listës ka 822 luftëtarë, ku 360 janë eliminuar. Në listën e publikuar nga kjo ministri, thuhet se ka mercenarë edhe nga vende si Rumania, Gjermania e vende tjera evropiane, amerikane, aziatike, afrikane e australiane.