Rajon - Botë

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Malin e Zi-BeH, një gur gjigant u rrokullis – për pak sa nuk përfundoi mbi një shtëpi në Gackë

Një tërmet i fuqishëm që goditi dje në orët e para vijën kufitare mes Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ka bërë që për disa sekonda të ketë luhatje të fuqishme në vend.

Në fshatin Kazanci në Gackë të BeH, një guri i madh ishte rrokullisur nga lëkundjet e forta, por për fat të mirë nuk ishte përplasur në shtëpinë e familje Stanjeviq.

Gjykuar nga fotografitë, po të kishte lëvizur me shpejtësi të madhe guri gjigant, dëmet materiale do të ishin të mëdha sikurse mund të kishte ndoshta edhe të lënduar.

Gjithçka lëkundej brenda pompës së derivateve, nga tërmeti që goditi përgjatë vijës kufitare Mali i Zi-Bosnje e Hercegovinë
Ndryshe në orën 4 të mëngjesit një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.4 në zonën e Nikshiqit përgjatë vijës kufitare Mali i Zi-BeH. Dridhjet janë ndjerë edhe në pjesë të ndryshme të Kosovës,

Pas këtij tërmeti sipas një sizmologu nga Mali i Zi ka pasur mbi 30 lëkundje tjera të tokës.