Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, kishte ndalesë për qëndrim në vendin tonë
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 25 vjeçarin R.L., shtetas i Shqipërisë i cili ka qëndruar në vendin tonë i padeklaruar.
“Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (13-mars) rreth orës 14:30, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë kanë arrestuar 25-vjeçarin R.L. nga Republika e Shqipërisë, i cili me ndalesë për hyrje në vendin tonë, kishte qëndruar në zonë i padeklaruar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.