Në Supreme seancë për paraburgimin e Gjorçevskit! Babai i Vanjës: Nuk më intereson ku, vetëm të pres epilogun
Jam i ndarë në dy botëra. Njëri fëmijë është këtu, tjetrin ma morën. Nuk më intereson ku do e pres epilogun, vetëm ta pres që të kem vendim për veten, a do të vazhdoj në këtë botë, ose në botën tjetër, te fëmija tjetër. Kështu deklaroi Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës së vrarë, në seancën publike të Gjykatës Supreme ku u diskutua për ankesën e avokatit të tij Vladimir Tufegxhiq për vazhdimin e paraburgimit. Në seancë Tufegxhiq kërkoi heqjen e paraburgimit pasi siç tha ai ka 4 muaj që ndodhet në paraburgim, për të cilin nuk ka asnjë indikacion apo provë se ka dyshim sipas të cilit mund t’i vazhdohet. Vendimi i Gjykatës së Apelit është në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, tha Tufegxhiq në seancë.
“Për mendimin tim, si avokat mbrojtës, ky rast është shembull klasik i paraburgim parandalues, kjo është e palejueshme. Prokurori Publik duhet të paraqesë argumente se do të jetë në arrati, e jo procesi i kthyeshëm apo i kundërt që gjithmonë caktohet nga Prokuroria Publike si temë që do të arratiset. Pra jepni dëshmi që të shohim se çfarë mendon prokurori publik dhe cilat janë faktet dhe provat se i dyshuari do të ikë”, tha Vlladimir Tufegxhiq, avokat.
Prokurorja Natalija Tasevska në seancë tha se Gjykata e Apelit ka marrë vendim të qartë dhe të padyshimtë për vazhdimin e paraburgimit.
“Hetimi është duke vazhduar me ekspertizën e bisedave telefonike dhe për këtë arsye ende ekziston dyshim se Gjorçevski ka kryer veprën penale të rrëmbimit. Një i paraburgosur mund të ndikojë te dëshmitarët sepse nuk ka asnjë garanci se edhe pse ata merren në pyetje, nuk do të ndryshojnë më vonë deklaratat e tyre. Prokuroria Publike vlerëson se ka ende arsye për paraburgim për shkak të krimit të rëndë të marrjes së jetës së re dhe ka mundësi që ai të ikë dhe në të njëjtën kohë mund të ndikojë te dëshmitarët dhe të pandehurit e tjerë për të siguruar një pozitë më të mirë”, pohoi Natalija Tasevska, prokurore.
Vendimi nëse do të hiqet apo jo masa e paraburgimit do të shpallet nga Gjykata Supreme. Babai i Vanjës dyshohet se i ka dhënë informacion të dyshuarit të parë Ljupço Pallevski Pallço për lëvizjet e vajzës së tij. Pallço ndodhet në paraburgim ekstradimi në Turqi dhe për momentin nuk ka informacione se kur do të ndodhë ekstradimi i tij në vend. Ndryshe, dje i është hequr paraburgimi Stefan Dimovskit, i cili dyshohej se ka ndihmuar në arratisjen e Pallços në Turqi.