Maqedoni

Miratohet Ligji për lojërat e fatit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në vazhdimin e seancës së 145-të dhe 148-të i miratoi ndryshimet në Ligjin për media dhe Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.

Në kuadër të seancës së 148-të, deputetët votuan edhe propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për veprimtarinë hulumtuese shkencore

Paraprakisht, në seancën e 140-të, 138-të dhe 135-të, të cilat po ashtu u mbajtën sot, u miratuan disa ligje, ndër të cilët Ligjin për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga Marrëveshja për hua për financimin e Projektit të gazifikimit rajonal, që do të nënshkruhet ndërmjet Shoqërisë Aksionare për Kryerjen e Veprimtarisë Energjetike – Përçimi i Gazit Natyror NOMAGAS Shkup, në Pronësi të Shtetit dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ligjet për peshkatari dhe akuakulturë dhe për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore,

Në lexim të parë, miratuan ligjet për falje, për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Avokatin e Popullit, ndërsa u votuan edhe Plani Financiar për vitin 2024 i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Vendimi për përcaktimin e përqindjes së zënies nga të ardhurat totale vjetore, për financimin e funksionimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.