Ademi: Rritëm pagat në institutet shkencore
Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Kuvendi sot ka mituar ndryshimet në Ligjin për veprimtari shkencore-kërkimore, me çka do të rregullohen pagat e punonjësve në institutet publike shkencore nga llogaria e buxhetit.
‘Siç premtuam të hënën, Kuvendi posa e miratoi propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore, me çka do të rregullohet paga e punonjësve në institutet publike shkencore nga llogaria e buxhetit dhe koeficienti për pagesën e pagës për të gjithë punonjësit në institutet publike shkencore.
Falënderoj çdo deputet që dha mbështetjen për këtë Ligj.
Kjo dëshmon përkushtimin tonë për të krijuar standarde më të mira jetësore për qytetarët tanë”, ka shkruar Ademi.