Maqedoni

Hoxha nga diaspora thumbon Bujar Osmanin në emisionin e tij: Në perëndim politikanët nuk keqpërdorin veturat zyrtare

Hoxha i njohur Bekim Alimi që shërben në Will të Zvicrës ka qenë musafir në podcastin e Bujar Osmanit. Hoxhë Alimi në pjesën më të madhe të emisionit ka folur me respekt për nikoqirin e tij, por në fund nuk ka mundur ta përmbajë veten pa e “thumbuar” Osmanin, të cilit ia ka përmendur se në Zvicër politikanët nuk e kanë problem me bicikletë të shkojnë musafirë kur i ftojnë për Iftar.

Ky ishte një “thumbim” i qartë nga hoxhë Alimi, duke pasur parasysh se Osmani disa herë në opinion është përmendur si keqpërdorues i veturave zyrtare, e janë paraqitur edhe fotografi.
Poashtu gjatë mandatit ministror të Osmanit Antikorrupsioni ka konstatuar keqpërdorim të veturave të Ministrisë së Jashtme, madje edhe për kontrabandim të alkoolit.

Pjesën e intervistës ku imami Alimi flet në këtë temë mund ta përcillni kah fundi i videos më poshtë:

Smart News