Rajon - Botë

SHBA, muslimanët falën namazin e parë të teravisë në sheshin “Times” në New York

Muslimanët që u mblodhën në sheshin “Times”, një prej simboleve të New Yorkut qytetit më të madh të SHBA-së, falën namazin e parë të teravisë të muajit Ramazan, raporton Anadolu.

Me fillimin e Ramazanit miliona muslimanë që jetojnë në SHBA u dyndën për namazin e teravisë nëpër xhamitë dhe faltoret në zonat në të cilët ata ndodhen.

Mijëra muslimanë që u mblodhën në sheshin “Times”, një prej simboleve më të rëndësishëm të New Yorkut falën së bashku namazin e teravisë së parë të muajit Ramazan. Pas namazit u bënë lutje për Gazën.

Teravia e parë e Ramazanit u fal edhe në Qendrën Diyanet të Amerikës e cila ndodhet gjysmë ore larg nga kryeqyteti Washington. Oborri i jashtëm dhe kopshti i xhamisë u mbushën me besimtarë në teravitë e para ku u mblodhën intensivisht shumë persona.

Pas namazit u bënë lutje për të gjithë muslimanët dhe kryesisht për Gazën.