Gjatë vikendit në Kumanovë janë sanksionuar gjithsej 103 vozitës të pakujdeshëm
Policët nga SVR Kumanovë gjatë fundjavës kanë kryer kontroll aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit. Njëkohësisht në komunën e Kumanovës janë sanksionuar gjithsej 103 vozitës.
“Janë sanksionuar 63 drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar, 24 sanksione janë shqiptuar për ata që kanë drejtuar mjet nën efektin e alkoolit, 15 për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe 1 për mjete të paregjistruara thuhet nga zyrtarët policor.
Nga zyrtarët policor përgjegjës për komunikacion thonë se do të ketë kontrolla të vijueshme për të mirë të qytetarëve.