Maqedoni

Dokumentet personale, letërnjoftimet jepen sipas vendbanimit

Ministria e Punëve të Brendshme filloi sot një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve për banorët e Shkupit.

“Nga analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit është konstatuar se kjo mënyrë është e pakompletuar, jo gjithëpërfshirëse dhe e pamjaftueshme efikase dhe në të njëjtën kohë nuk ka të kenë efektin e dëshiruar si te qytetarët, ashtu edhe te punonjësit e policisë të cilët ishin përgjegjës për shpërndarjen.”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Brendshme njofton se sot në ambientet e stacioneve policore kompetente vendore do të nisë një proces i ri për dhënien e letërnjoftimeve, sipas vendit ku jeton të shënuar në letërnjoftim. Çdo qytetar do të mund të ketë qasje në çdo kohë të ditës, çdo ditë të javës, për të marrë letërnjoftimin.