Izeti Mexhiti mesazh Artan Grubit: Pas 8 majit s’të shpëton as…
Kryetari i LD-së Izet Mexhiti ka reaguar ndaj deklaratës së nga zv/kryeministri, Artan Grubi.
“Artan kazinomani paska folë diçka… Por si përherë deri tash, qyshse e ka rrejtë dikush që merret vesh në politikë, ia paska huq keq! E çka pritet prej njerëzve që politikën e keqpërdorin për të shëruar komplekset fëminore dhe për ta ngushëlluar veten për faktin që në politikë, sado që mundohen, nuk i don askush?! Të tillët ofendojnë dhe kënaqen me faktin që pushteti ua mundëson të ofendojnë. Por, siç thonë në Gjakovë, e gjakovari e merr vesh më së miri atë kod, ‘i keshni t’kesh!’, ose, për ta përkthy në gjuhën që e kuptojnë të gjithë, ‘i qeshuri të qesh!’
Por, 8 maji po afron miq. E atëherë as Mc Kresha, as Ledri, as Iliri, as Dafina, as PR agjentët që paguhen me paratë e kumarit nuk do ta shpëtojnë. Sepse populli e din më së miri, dhe populli vota nuk ka për kazinomanët.”, ka shkruar Mexhiti.