NJTKZ-Tetovë: Zhelina dhe Tearca me stacion të zjarrfiksëve
Shumë shpejtë dy komunat rurale në Pollog, ajo e Zhelinës dhe e Tearcës, do të kenë stacion të zjarrfiksëve tha për TVM2 komandanti i NJTKZ-Tetovë, Avni Ameti. Sipas tij javën që vjenë do të vendoset në funksion stacioni i zjarrfiksve në komunë e Zhelinës, ndërsa njoftoi kjo do të bëhet edhe në komunën e Tearcës.
“Me komunat rurale siç edhe më herë ju kamë informuar se në komunën e Zhelinës do jetë hapja e parë dhe do jetë në javët në fillim e kemi camtuar lokacionin. Gjithashtu në komunë e Tearcës, ku do të lidhen dy komunat e Tearcës dhe Jugonovcig, atje jemi në bashkëpunim me kryetarin aktual i cili ka vendosur në funksion të gjitha kapacitet e veta për të na ndimuar.”, tha komandanati i NJTKZ-Tetovë, Avni Ameti.
Kreu i Tearcës, Nuhi Neziri tha se vendi është caktuar dhe presin që shumë shpejte të nisë dhe të përshtat vendi në bazë të nevojës që kanë zjarrfiksit.
“Në bashkëpunim me të gjitha strukturat tjera ne kemi pranuar që të jemi në koordinim, dhe të bëhet shpërndarja e kësaj njësie qendrore në komunat rurale. Është paracaktuar lokacioni që përmbush edhe në distancë por edhe qasjen e daljes në rrugë që maqinerit e tilla, që të arrihet sa më shpejt në çfar do ndodhie natyrore. Gatishmëria jonë bashkë me komunë e Jugonovcës, që ne ti japim ndimesën logjistike për të ofruar lokacionin dhe më pastaj në atë lokacion të parashikohet të konkretizohen të gjitha ato kushte të cilat do të jenë pjesë e zjarrfiksve.”, tha kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri.
Përveç komunave rurale të cilat deri më tani nuk kanë pasur stacione të zjarrfiskve, por ato që e ndjejn edhe më shumë mungesën e zjarrfiksve janë edhe fshatrat e Malësis së Tetovës. Nga këtu deri në fshatin e fundit të Tetovës janë mbi 25 klm. Por komandanti i NJTKZ Tetovë Avni Ameti, ka theksuar se shumë shpejte do të hapet edhe një pikë tjetër e zjarrfiksve të Tetovës e cila do të jetë në hyrje të fshatit Shipkovic. Ndërkohë i pyetur për vonesën e rrogave të të punsuarve Ameti është arsyetuar se ka pasur vendime të reja të rrogëd dhe sipas tije brenda dy- tre viteve rrogat e zjarrfiksve të Tetovës janë rritur në 100%.