Maqedoni

Ikja e infermierëve nga vendi shqetësuese, Beshliovska: Të rriten pagat

Ikja e personelit mjekësor, respektivisht e infermierëve nga vendi vështirë mund të ndalet tërësisht, jo vetem tek ne, por edhe në gjithë Europën, por nëse përmirësohen kushtet dhe pagat e tyre, kjo mund të ndalohet sadopak. Ky është konstatimi i kryetares së Shoqatës së infermierëve, teknikëve, akusherëve dhe stomatologëve Gordana Beshliovska, sipas të cilës ikja e mantelbardhëve është gjithënjë më e shqetësuese dhe rrezikon sistemin shëndetësor.

“Të gjitha vendet e rajonit përreth nesh por edhe në Evropë, të gjithë ballafaqohen me migrimin e personelit mjekësor, respektivisht e infermierëve, të cilët të gjithë mendojnë se është një gjë normale dhe në kuadër të parashikimeve, mirëpo tek ne ikja e infermierëve është e madhe, me përmasa prej rreth 50% të mungesës së kuadrit të infermierëve që vërehet aktualisht. Të gjithë ne dëshirojmë të gjejmë zgjidhje për rritjen e dinjitetit të infermierëve, ku në vend të parë është përmirësimi i kushteve dhe në vend të dytë të ardhurat finansiare për ta.”, tha kryetarja e Shoqatës së infermierëve, Gordana Beshliovska, për TVM2.

Beshliovshka është e mendimit se nëse paga e infermierëve nuk tejkalojnë shumën e përcaktuar të pagës minimale në vend, nëse nuk u pranohen diplomat e infermierëve për t’u avancuar dhe rritur pagat e tyre, ikja e infermierëve në periudhën e ardhshme do të jetë shumë më e përhapur se sa tani dhe do të mund të vijmë deri në një moment kur nuk do të ketë kush ti mjekoj dhe kujdesët për pacientet, tha Beshliovska. Sipas të dhënave të shoqatës, paga e infermierëve në Serbi është rreth 800 euro ndërsa në Kroaci paga lëviz prej 1.000 deri më 1500 euro.