Maqedoni

Për një javë 50 raste të reja të “kollës së mirë”

Nga 1 deri më 7 mars, janë regjistruar 50 raste të reja të “kollës së mirë”. Pjesa më e madhe e rasteve janë në Shkup, tre në Tetovë, nga një në Koçan, Kavadarë, Kumanovë dhe Manastir. Këtë e tregojnë të dhënat e raportit të fundit të Institutit për shëndet publik. Nga 50 rastet e reja, pesë janë hospitalizuar. Bëhet fjalë për katër fëmijë nën moshën 1 vjeçe dhe një nga grupi prej 1 deri në 4 vjet. Mosha e të sëmurëve është deri në moshën 40 vjeçe, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve janë fëmijë nga mosha 10 deri në 14 vjeçe.

“Deri më 7 mars, në RVM janë regjistruar gjithsej 173 raste të “kollës së mirë”. Sipas vendbanimit, pjesa më e madhe e personave jetojnë në Shkup, përkatësisht 151 ose 87,3% në 12 komuna të ndryshime, 8 janë nga Tetova, 5 në Kumanovë, 2 në Gostivar dhe nga një rast janë regjistruar në Strugë, Strumicë, Dibër, Kriva Pallankë, Manastir, Kavadarë dhe Koçan. Personat e sëmurë janë nga mosha 1 muajshe deri më 70 vjet”, thonë nha ISHSSH.
Sipas Institutit për shëndet publik, numri më i madh i të sëmurëve janë fëmijë deri në moshën 4 vjeçe, ndërsa 15,6% i takojnë grup moshës nën 1 vjeçe. Në përputhje me rekomandimet e KSI, ndërsa me urdhër të Ministrisë së shëndetësisë, Inspektorati shtetërorë sanitar dhe shëndetësorë nga e hëna do të kryej inspektime dhe kontrolle, pas çka nuk do të lejohet pranimi i fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe.