Maqedoni

Kasami njofton se shumë shpejtë do të fillojnë me punë në rrugën e butiqeve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilalli Kasami, nëpërmjet një postimi në Fejsbuk ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojnë me punë në rrugën e butiqeve.

“Me pronarët e lokaleve të rrugës së butiqeve dhe banorët e kësaj ane diskutuam për problematikat e kësaj rruge. Banorëve dhe pronarëve ju kumtova lajmin se shumë shpejt do fillojmë me punë në këtë rrugë.

Kalldërma, ndriçim publik, ulëse publike dhe drunj të rinj, për t’ja rikthyer tradicionalen e munguar qytetit!”, ka shkruar Kasami.