Mes Rusisë dhe Perëndimit, Armenia kërkon BE-në
Armenia po shqyrton aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tha të premten ministri i Jashtëm Ararat Mirzoyan, teksa kërkon të krijojë lidhje më të ngushta me Perëndimin përballë tensioneve me Rusinë.
“Shumë mundësi të reja po diskutohen kryesisht në Armeni dhe kjo nuk do të jetë sekret nëse them se kjo përfshin anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha kreu i diplomacisë armene.
Ai ishte i pranishëm në një forum diplomatik në qytetin turk të Antalias kur bëri me dije këtë lajm për mediet turke.
Që nga ardhja në pushtet, kryeministri armen Nikol Pashinyan ka thelluar lidhjet e Armenisë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, duke tërhequr vazhdimisht zemërimin e aleatit tradicional të Rusisë.
Pashinyan ka akuzuar Rusinë se kërkon të minojë qeverinë e tij.
Armenia akuzon gjithashtu Rusinë për dështimin për ta mbrojtur atë kundër rivalit të vjetër Azerbajxhan, i cili është afruar më shumë me Moskën vitet e fundit.