Shqipëri

Kryeministri Rama mbledh sot në Shkodër ministrat dhe kryebashkiakët! Zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët po zhvillojnë sot mbledhje të nisur në orën 10:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Fokusi i diskutimeve në këtë takim janë objektivat për vitin 2024, si edhe një analizë dhe vlerësim i punës mbi porositë që kryeministri Rama ka lënë, ku një prej detyrave kryesore janë anëtarësimet e reja.

Në orën 10.00 takimin e hapi kryeministri Rama me fjalën e tij, e parashikuar 30 minuta dhe më pas mori fjalën ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbion Mazniku.

Nëntë tryeza pune do të bëjnë bashkë ministra, zv/ministra dhe kryebashkiakë me fokus diskutimesh të sektorëve kryesorë.

Sipas agjendës, takimi mbyllet me fjalën e kryeministrit Rama që nis në orën 17.30 dhe pritet të zgjasë 60 minuta.

Të zgjedhurit e të djathtëve, Hilë Curri i Fushë Arrëzit, Rrok Doda i Pukës, Albert Mlyshi i Mirditës dhe Fisnik Qosja i Kavajës, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së qeverisë. Pjesë e mbledhjes së qeverisë është edhe kryebashkiaku i Hasit, Miftar Dauti dhe ai i Memaliajt, Albert Malaj.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar momente nga ky takim që po mbahet sot në Shkodër.