Sela nga Bogovina kërkoi mbështetje: ASH do të bëhet edhe më e fortë
Ziadin Sela kryetari i njërit nga krahët e ASH-së në një tubim të ASH-së në Bogovinë ka folur për zhvillimet brendapartiake dhe rolin e këtij subjekti politik.
“Në këtë situatë nuk mund të rrijmë duarkryq, por përkundrazi duhet të mobilizohemi që të japim mesazhin për të treguar se ku është ASH, për ti bërë thirrje popullit për të votuar dhe përkrahur Aleancën për Shqiptarët, me qëllimin e vetëm që ardhmëria e qytetarëve e shqiptarëve këtu në këtë shtet të jetë e sigurt, pa preokupime, pa destabilizime të mëdha politike.Kuptohet që shumë vetë i thonë ndarje kësaj që i ndodhi ASH, por është ikje nga përgjegjësia, por është fenomen që nuk ka ndodhur tek ndonjë subjekt politik, ku kryetari të ikë dhe ta lë një ushtri të tërë me njerëz që numërojnë vetëm suksese dhe kanë ballin lartë”, deklaroi Sela.
Sipas tij, këto zgjedhje dhe ajo që i ndodhi ASH është një influencë prej jashtë. “ASH i ndodhi ajo e njejta që i ndodhi më 27 prill. ASH do të bëhet edhe më e fortë dhe se shumë gjëra do të sqarohen, ku shqiptarët do të jenë akoma më të përfaqësuar dhe më të fuqishëm”, deklaroi Sela.
Sipas tij, me 27 Prill u sulmua ideja e ASH-së pasi bëri tryezën e partive shqiptare. Sela poashtu potencoj se ideja bazë e Aleancës për Shqiptarët ishte bashkimi i partive politike shqiptare në një tryez të përbashkët dhe se ky sulm erdhi që mos ti bëjë bashkë.