Maqedoni

Lloga vizitë në Arabinë Saudite, takoi ministrin Al Samani

Pas më pak se gjashtë muaj nga nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u ftua nga kolegu i tij, Ministri i Drejtësisë, Waleed Mohammed Al Smani, në takim pune. Në kuadër të vizitës, ministri Lloga, i shoqëruar nga përfaqësues të disa institucioneve të RMV-së, bëri vizita në disa institucione për t’u njohur nga afër me sistemin e drejtësisë në Arabinë Saudite.

Në takim, ministri Lloga e njohu kolegun e tij me të gjitha aktivitetet që ai ndërmerr në kuadër të resorit të tij, me qëllim të reformimit të suksesshëm të sistemit të drejtësisë përmes grupeve dhe trupave të ngritura të punës, si dhe Strategjinë e miratuar së fundmi për drejtësi, sipas së cilës do të zhvillohet procesi i reformave.

Mbretëria e Arabisë Saudite ka një nga dixhitalizimet më të zhvilluara në botë, gjë e cila dëshmohet me mbajtjen e më shumë se 90% të seancave online. Pikërisht për këtë Ministri Lloga thekson se është e një rëndësie të veçantë për RMV-në, si vend kandidat për anëtarësim në BE, që bashkëpunimi të fokusohet fillimisht në mbështetjen eksperte dhe teknike për digjiitalizimin e suksesshëm të gjyqësorit.

Ata bashkërisht diskutuan ngjashmëritë dhe dallimet në dy sistemet e drejtësisë, në mënyrë që përmes shkëmbimit të përvojave të kontribuojëhet në aplikimin e suksesshëm në praktikë.

Me vëmendje të veçantë, ministri Valet ndoqi prezantimin e kolegut të tij dhe premtoi ndihmë dhe mbështetje duke dërguar ekipin më të mirë në RMV për t’u njohur me punën e Këshillit TIK në Ministrinë e Drejtësisë, me çka në mënyrë të drejtëpërdrejtë do tu ndajë ndihmën e ekspertëve, krijimin dhe zbatimin e një sistemi të ri softuerik për të siguruar me sukses sundimin e ligjit.

Në fund të takimit, të dy ministrat i premtuan njëri-tjetrit se fokusi do të jetë në realizimin me sukses të aktiviteteve të dakorduara.