Bie avioni i policisë, raportohen viktima
Një aeroplan me një motor të policisë federale braziliane u rrëzua pak metra larg pistës, në aeroportin Pampulha në Belo Horizonte.
Kjo është bërë e ditur nga zjarrfikësit e aeroportit të cilët kanë konfirmuar se nga mbetjet e avionit kanë nxjerrë trupat e pajetë të pilotit dhe të bashkëpilotit, të dy oficerë policie.
Pasagjeri i tretë, mekanik, ka shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit, teksa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.