Maqedoni

Mediat serbe: Shqiptari nga Maqedonia e plagos me armë një grua në Serbi, më pas vetëvritet

Një shtetas i Maqedonisë i nacionalitetit shqiptar ka qëlluar me armë një grua nga Serbia në pikëpagesën në afërsi të Preshevës dhe më pas është vetëvrarë, raportojnë mediat serbe.

Në pikëpagesën në afërsi të Preshevës sonte, pas një debati, një shtetas i Maqedonas i nacionalitetit shqiptar ka qëlluar me armë zjarri një grua nga Serbia, e cila është rreth 30 vjeçe dhe më pas është vetëvrarë. Policia ka bllokuar menjëherë atë pjesë të rrugës.

Ai nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë. Gruaja është në gjendje të rëndë, konfirmojnë nga spitali i Vranjës.