Maqedoni

Rreziku nga keqpërdorimi i të dhënave personale!

përditësojnë programet, aplikacionet dhe sistemet operative në pajisjet e tyre. Të anketuarit më të rinj dhe ata me një shkallë më të lartë arsimimi përditësojnë pajisjet e tyre në një përqindje më të lartë. Për sa i përket përditësimit, siç thuhet në anketë, në më shumë se një të tretën ose 37.1 për qind, pajisja është vazhdimisht në përditësim automatik, ndërsa rreth 45 për qind i pranojnë përditësimet pas leximit të plotë ose të pjesshëm të kushteve.

Pak më shumë se tre të katërtat ose 78.6 për qind e qytetarëve përdorin një fjalëkalim për të hyrë në pajisjet që përdorin. Ky është më shumë rast tek të rinjtë dhe ata me nivel më të lartë arsimor. Rreth 20 për qind nuk munden, domethënë nuk dinë të njohin një fjalëkalim të sigurt.

“Përafërsisht gjysma e të anketuarve, 48.4 për qind i mbajnë mend fjalëkalimet dhe nuk i shkruajnë ato, ndërsa rreth një e treta i shënojnë në një fletore ose i mbajnë në kompjuter ose celular. Për më tepër 15 për qind e të anketuarve ruajnë fjalëkalimin e hyrjes në shfletuesin e internetit”, zbulon sondazhi.

Të anketuarit përdorin kryesisht internetin në pajisjen e tyre celulare rreth 99 për qind dhe në kompjuter 75,4 për qind, ndërsa të moshuarit dhe ata me një nivel më të ulët arsimor, përdorin më pak kompjuter dhe lloje të tjera pajisjesh për të hyrë në internet si tabletë dhe TV.

Keqpërdorimet me të dhënat personale –

Zakonisht keqpërdorimet më të mëdha ndodhin me qytetarët që janë më të shtyrë në moshë, pasi po të njëjtit përdorin rrjetet sociale, hynë në faqe të ndryshme, por jo mjaftueshëm janë të informuar për tu mbrojtur nga ndonjë keqpërdorim i mundshëm. Raste të shpeshta ndodhin kur pranojmë emaile të ndryshme nga njerëz të panjohur me email të pa identifikuar, por që përbrenda emailit me përmbajtje manipulative, duke filluar me prezantim e pastaj me ofertë për bashkëpunim, apo të shpeshta janë rastet kur edhe bëhen lajthitjet të formave që keni një testament, keni fituar kaq para, e gjëra të tilla që në shikim të parë janë banale për gjeneratat e reja.

E kërkesa këtyre manipulatorëve kibernetik është që të dërgojnë të dhënat, një kartelë banke, një dokument identifikimi e gjëra të tilla që janë të nevojshme për t’i realizuar qëllimet e tyre. Prandaj, edhe është mëse e nevojshme mbi atë se çfarë publikojmë në rrjete sociale. Shpesh herë ndodhë që marrja e patentë shoferit të publikohet në rrjete sociale si shenjë gëzimi pa mbuluar as një të dhënë personale, që është gabim trashanik dhe nuk duhet përsëritur sepse gjasat maksimale janë për një keqpërdorim të mundshëm.

Përmes, një fotoje të dokumentit të identifikimit ka raste që persona të ndryshëm në emër të huaj kanë tërhequr edhe kredi bankare, ose përmes blerjeve online janë marrë numrat e kartelave dhe pastaj janë tërhequr të holla në masë të madhe. Ligji i Mbrojtjes së të Dhënave Personale rregullon mbrojtjen e të dhënave personale si liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve dhe veçanërisht të drejtat e privatësisë në lidhje me përpunimin e tyre.

Kujtojmë që, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës më 26 prill të vitit 2006 vendosi çdo vit 28 janari të festohet si Ditë e mbrojtjes së të dhënave personale. Në këtë ditë është hapur për nënshkrim Konventa 108 për mbrojtjen e personave gjatë përpunimit automatik të të dhënave personale të KE-së dhe më shumë se 30 vite është themel për mbrojtjen e të dhënave personale në Evropë dhe më gjërë. Dita e mbrojtjes së të dhënave personale sot festohet globalisht edhe jashtë Evropës dhe është e njohur si Dita e privatësisë. /Zhurnal.mk