Pacienti nga Maqedonia 20 vite në komë i shtrirë në spital, familja shpreson se një ditë do shërohet
Historia e 37-vjeçarit Jane nga Prilepi është tragjike dhe shqetësuese. Prej 20 vitesh është në të ashtuquajtur “gjendje të zgjuar komatikr”, ndërsa nga viti 2007 është shtrirë në spitalin e Prilepit, transmeton Lideri.mk.
Familja e tij dëshmon se ai ka kaluar nëpër “rrugë me therra” nëpër labirintet shëndetësore, por nuk u gjet mënyrë që Jane të shkonte për kurim jashtë vendit, ku të afërmit shpresojnë se do përmirësohej shëndeti i tij.
Babai i tij tregon për “Fokus” për të gjithë golgotën që po kalon familja, e cila iu drejtua qeverisë dhe Klinikës së Neurokirurgjisë në Shkup, nga ku pretendojnë se ka nevojë për analiza të mëtejshme, por kjo nuk është në kurriz të FSSHM./Lideri
Teksti i plotë në LINK: https://online.fokus.mk/#pretplata