Taravari: Sot patëm një ditë mbresëlënëse në Kosovë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore për epopenë e UÇK-së!
Me këtë rast ai ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, përcjell agjencia e lajmeve INA.
“Sot patëm një ditë mbresëlënëse në Kosovë.
Pas shumë emocioneve, gjithçka u përmbyll më së miri me një Akademi përkujtimore për epopenë e UÇK-së!
Lavdi dëshmorëve!
Kosova është tokë trimash!”, ka shkruar Taravari. (INA)