“Epopeja e UÇK-së”, drejtuesit e koalicionit VLEN qëndruan për vizitë në Prekaz të Epërm
Një delegacion i koalicionit VLEN me rastin e Epopesë së UÇK-së qëndruan në Prekaz të Epërm ku fillimisht vizituan SHF “Azem Bejta” të Prekazit, me çrrastë dhuruan edhe një sasi librash për pasurimin e bibliotekës së kësaj shkolle, pastaj u pritën nga baci Rifat Jashari në odën e Kullës së Jasharajve. Delegacioni i VLEN vizitën e përfunduam me homazhet e bëra në kompleksin e varrezave duke u lutur për shpirtin e heronjve të kombit.
“Liderët e koalicionit VLEN e vizituan SHF “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm Sot, me rastin e Epopesë së UÇK-së, drejtuesit e koalicionit VLEN, Afrim Gashi, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku, të shoqëruar nga deputetë dhe bashkëpartiakë të tjerë, e vizituan edhe SHF “Azem Bejta” të f. Prekaz i Epërm, në të cilën kanë qenë nxënës edhe komandanti legjendar Adem Jashari dhe vëllai i tij, Hamzë Jashari.Me këtë rast, ata ia dhuruan shkollës edhe një sasi librash, si kontribut modest e simbolik për funksionimin normal të kësaj shkolle. Ata u pritën nga drejtoresha e shkollës, Arjeta Halili, dhe arsimtarët e tjerë, të cilët u falënderuan për vizitën dhe librat e dhuruara. Më pas delegacioni i koalicionit VLEN ka vazhduar me vizita në Kullën e Jasharajve dhe ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Epërm”, thuhet në komunikatën e VLEN.