Vetura bie nga 10 metra lartësi, një i vdekur e një e lënduar në rrugën Prizren – Reqan
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti sot në rrugën Prizren-Reçan.
Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40 dhe dyshohet se deri te vetaksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga shoferi i saj
Bytyqi ka treguar se personi i lënduar është liruar nga spitali.
Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa me rastin po merret njësia e trafikut rajonal të Prizrenit.