Kuvendi do të mbajë vazhdime të tre seancave
Kuvendi sot duhet të mbajë vazhdimet e tre seancave plenare – 138-të, 140-të dhe 145-të.
Në kuadër të seancës së 145-të, deputetët do të debatojnë për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat me fat dhe lojërat argëtuese, në lexim të tretë, katër propozim ligjet për projekte strategjike të investimeve “Parku solar Stipion”, AIM GREEN TECH, Mitilineos Stabilimenti i kogjenerimit – Shkup, centrali solar elektrik Pehçevë, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Në këtë seancë janë edhe propozimi i Ligjit i garancisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet sipas Marrëveshjes kornizë të huasë, e cila do të nënshkruhet ndërmjet Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe SHA “Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut” – Shkup, për huanë programuese të SHA “Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut” – Shkup, për krijimin e vendeve të punës në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për tokë bujqësore dhe të Ligjit për fitofarmaci, të gjitha me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit për përmendore të natyrës, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, të dyja në lexim të parë, dhe Propozimi i Strategjisë zhvillimore kombëtare 2024-2044.
Në rend të ditës në seancën e 138-të janë edhe pesë ligjet për reforma në administratën publike – Propozimi i ligjit pët përsosje profesionale dhe trajnim të nëpunësve administrativë, propozimi i ligjit për siguri të rrjeteve dhe sistemeve të informacionit dhe transformimi digjital, propozimi i ligjit për nëpunës administrativë, Propozimi i ligjit për të punësuarit në sektorin publik, Propozimi i ligjit për ndyshimin dhe plotësimin e ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, të gjitha me procedurë të shkurtuar, Propozimi i ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim plotësues të projektit për mbindërtim dhe zhvillim të rrugëve, që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Bankës Botërore dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore, propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me mbeturina, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Deputetët në kuadër të seancës së 140-të, do të diskutojnë për propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për shërbim gjyqësor dhe të Ligjit për shërbim të prokurorëve publikë, propozim ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj obligimeve për Marrëveshjen për hua për financimin e projektit për gazifikimin rajonal, që do të nënshkruhet ndërmjet Shoqërisë Aksionare për kryerjen e veprimtarisë energjetike – Përçimi i gazit natyror NOMAGAS Shkup, në Pronësi të shtetit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të ligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, të ligjit për mbrojtje shëndetësore, të ligjit për përmbarim dhe të Ligjit për provim të jurisprudencës, si dhe Propozimi i ligjit për themelimin e Fakultetit mjekësor në kuadër të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, në lexim të parë.