Maqedoni

Sela: Menduan se na dëmtuan, por vetëm na u pastruan radhët – vazhdojmë fuqishëm drejt fitores

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka qëndruar sonte në Haraçinë, ku ka takuar strukturat e kësaj ane, i shoqëruar nga drejtori nga kjo anë, Driton Nebiu.

Sela sigurisht se një pjesë të konsiderueshme të fjalimit të tij e ka fokusuar tek situata aktuale e ASH-së.

Thotë se nuk ka pësuar dëm partia, por vetëm se janë pastruar radhët. U premton votuesve se vazhdojnë fuqishëm drejt fitores.

“E pash mbrëmë në Saraj, e pash sot në Studeniçan dhe tani në Haraçinë se Aleanca për Shqiptarët është aty, e gatshme për ta sjell fitoren dhe për sfidat e radhës”, tha mes tjerash Sela.