Kumanovës i ka hije plisi dhe flamuri Kuq e Zi (Video)
Të shtunën, më 2 mars, në Kumanovë u shënua Dita e Plisit. Është zgjedhur kjo datë pasi përkon me 580-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, si ditë e madhe historike për gjithë shqiptarët, thotë për portalin Lideri.mk njëri nga organizatorët, Idriz Sinani.
“Në këtë ditë të veçantë, ne bashkë me Shoqatën për Shkencë dhe Kulturë “Pellazgët” me qendër në Tetovë, e drejtuar nga z.Shefki Selami, këtu në Kumanovë shënojmë Ditën e Plisit, simbolit të shenjt kombëtar të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë”, tha me këtë rast Sinani, transmeton Lideri.mk, ndryshe udhëheqës i Forumit Ndërkombëtar për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Ballkan (IGFM).
Video në LINK: https://www.facebook.com/share/v/8h9RHqQ1qrM3X2b5/?mibextid=KsPBc6