Fjalim i kryetarit të Kuvendit të RMV-së Jovan Mitrevski në mbledhjen e 62-të të Komitetit për politikë sociale dhe humanitare
Fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Jovan MITRESKI
I nderuar sekretar i përgjithshëm i PABSEK-ut, z. Ashav Haxhiev,
I nderuar kryesues, z. Musa Gulijev,
Të nderuar anëtarë të Komitetit për Politikë Sociale dhe Humanitare të PABSEK-ut,
Të nderuar deputetë,
Zonja dhe zotërinj,
Fillimisht, më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju shpreh mirënjohjen që jeni sot këtu në Kuvendin e Maqedonisë, ku do të mbahet Mbledhja e 62-të e Komitetit për Politikë Sociale dhe Humanitare të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK).
E inkurajoj secilin prej jush që lirisht t’i ndajë këndvështrimet, njohuritë dhe përvojat tuaja në lidhje me agjendën. Së bashku, mund të eksplorojmë zgjidhje inovative, të identifikojmë strategji vepruese dhe të hedhim themelet për një të ardhme më të begatë dhe gjithëpërfshirëse.
Ju uroj mbledhje të suksesshme dhe produktive.
Ju faleminderit!
Pres shërbimi i Kuvendit të RMV-së