Prokuroria e Maqedonisë dhe Shqipërisë nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim kundër korrupsionit
Sot, shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska ka pritur në takim homologun e saj nga Shqipëria, Arben Kraja.
Siç njoftojnë nga Prokuroria e Maqedonisë së Veriut, si rrjedhojë e takimit dhe “diskutimit të frytshëm”, është nënshkruar edhe Memorandum për mirëkuptim ndërmjet dy prokurorive me të cilat udhëheqin Ruskovska dhe Kraja.
Me këtë Memorandum, Prokuroritë obligohen që në kuadër të kompetencave të tyre dhe në përputhje me legjislaturën evropiane, të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, “të fuqizojnë raportet ndërinstitucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
“Prokurorinë u dakorduan që të bashkëpunojnë nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve dhe dokumenteve që ndërlidhen me veprimtarinë e tyre, këshillim për çështje juridike të ndërlidhura me ndihmën juridike të dyanshme dhe vizita të ndërmjetme me qëllim të përmirësimit të njohurive dhe fuqizimit të aftësive të prokurorëve publik nga të dy Prokuroritë”, thuhet më tej në kumtesën e Prokurorisë.