Maqedoni

Ndërroi jetë ish drejtori i Teatrit në Shkup, Muhamet Sherifi

In memoriam: Muhamet Sherifi

Me keqardhje të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-udhëheqësit të institucionit tonë, Muhamet Sherifi.
Kontributi i Muhamet Sherifit për zhvillimin e Teatrit Shqiptar, e me këtë edhe të mbarë kulturës shqiptare në vendin tonë, dhe për arritjen e niveleve që i ka sot ky teatër është i pamohueshëm.
Në kohën derisa drejtohej nga Muhamet Sherifi (nga viti 1980 deri në pensionimin në vitin 2000, njëherë si drejtor i Dramës Shqiptare pranë Teatrit të Kombësive dhe më pas drejtor i përgjithshëm Teatrit), ky institucion realizoi projekte të shumta të suksesshme që u mirëpritën jo vetëm nga publiku vendor, por edhe shumë më gjerë, duke e trasuar rrugën e tij drejt afirmimit në nivel rajonal dhe më gjerë.
Kolektivi i Teatrit Shqiptar Muhamet Sherifin do ta kujtojë me pietet, si një nga figurat eminente dhe emrat që do të mbeten përgjithnjë të shënuara në historikun e Teatrit.
Kolektivi i Teatrit Shqiptar u shpreh ngushëllime familjarëve dhe të gjithë të afërmve të Muhamet Sherifit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e Shkupit.