Mbi 50 milionë euro u investuan për bazën ajrore në Kuçovë
Kërkoni produkte në foleja.com
Mbi 50 milionë euro u investuan për bazën ajrore në Kuçovë
Lajme
Gazeta Express05/03/2024 8:10
Gjenerali i Forcës Ajrore, Ferdinand Dimo, njoftoi se për bazën ajrorë në Kuçovë, janë investuar 50 milionë euro nga NATO, dhe 5 milionë të tjera nga Shqipëria.
Ai gjithashtu tha se baza taktike e NATO-s siguron të gjithë parametrat për akomodimin e të gjithë mjeteve fluturuese që ka aleanca.
“Baza taktike e NATO-s në Kuçovë është bazë shqiptare, por duke filluar nga dita e sotme klasifikohet si bazë taktike e NATO-s. Autoriteti i Komandim-Drejtimit i bazës taktike të NATO-s, do të jetë komandanti i Forcës Ajrore në kohë paqeje sepse të gjitha zhvillimet për sa i përket kapaciteteve logjistike do të jenë nën mbikqyrjen dhe monitorimin e Forcave Ajrore Shqiptare”, u shpreh Demo.
“Deri më tani, në bazën ajrore Kuçovë është realizuar 50 milionë euro investim nga fondet e përbashkëta të NATO-s dhe më shumë se 5 milionë Euro nga qeveria shqiptare. Baza taktike e NATO-s siguron të gjithë parametrat për akomodimin e të gjithë mjeteve fluturuese që posedon aleanca”, shtoi ai, në emisionin “Opinion” në Tv Klan.