Në vijim fushatat joformale të kandidatëve presidenciale, KSHZ kërkon një dispozitë kalimatre në KZ që të votohet edhe me dokumente të vjetra valide
Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon zyrtarisht më 4 prill, por kandidatët, veçanërisht ata që konsiderohen si favorit nga dy partitë më të mëdha, po mbajnë takime me bazat partiake dhe po zhvillojnë aktivitete të tjera.. Nga ana tjetër, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve paralajmëron se shumë qytetarë nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës për shkak të mungesës së dokumenteve të vlefshme.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski deklaroi se Komisioni propozon të futet një dispozitë kalimtare në Kodin Zgjedhor që do të mundësojë votim në këto zgjedhje edhe me dokumentet e vjetra valide.
“Si KSHZ, në Kuvend dhamë një propozim – në Kodin zgjedhor të bëhet ndryshimi në të cilin do të ketë dispozitë kalimtare vetëm për këto zgjedhje, të vlejnë edhe dokumentet e vjetra valide, në mënyrë që të mund të votojnë të gjithë qytetarët. A do të miratohet kjo apo jo, varet nga Kuvendi”, theksoi Dashstevski.
Sa u përket personave të cilët mbushin 18 vite, Dashtevski tha se ata do të mund të paraqiten në mënyrë që të futen në Kodin zgjedhor.
“Për të plotëssuarit është gjetur zgjidhje dhe saktë dihet sipas ligjit deri kur do të mund të regjistrohen. Ajo që është brenda ligjit, është ajo”, tha ai.
Përndryshe, dje në Kuvend deklaratë solemne dha Abdush Demirit anëtari i ri i KSHZ-së, me të cilin kompletoghet përbërja shtatëanëtarëshe e Komisionit shtetëror zgjedhor, pasi që për disa muaj ishte i zbrazur vendi pas largimit të Krenar Llogës, i cili u bë ministër i Drejtësisë. Anëtari i ri i KSHZ-së ishte propozim i koalicionit opozitar shqiptar.
Në vijim është inspektimi i Listës Zgjedhore, po vazhdon afati për dorëzimin dhe kërkesat nga diaspora për votim në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Sipas informacionieve të MIA-s nga KSHZ-ja, Gjithsej 2 140 persona kontrolluan të dhënat e tyre në Listën zgjedhore (LZ) në sektorët rajonal dhe zyrat e Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ), por për atë sa persona i kontrolluan të dhënat përmes rrugës elektronike në Komision për MIA-n thonë se nuk kanë qasje.
Deri më tani tre persona parashtruan kërkesë për ndryshim të të dhënave të tyre në sektorët rajonal dhe zyrat e KSHZ-së, ndërsa një person ka parashtruar kërkesë për regjistrim të të dhënave të veta.
Përmes rrugës elektronike, tetë persona parashtruan kërkesë për ndryshim të të dhënave, një për fshirje të të dhënave dhe njl për regjistrim të të dhënave.
Afati i fundit për parashtrim të kërkesës për regjistrim, plotësim apo fshirje të të dhënave në ekstraktet e Listës zgjedhore është deri më 18 mars, e hënë. Afati vlen edhe për zgjedhjet parlamentare edhe për ato presidenciale.
Deri të premten zgjat mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme. Në listën e kandidatëve që mblodhën 10.000 nënshkrimet e nevojshme, në ditët e kaluara ishin edhe kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska.
Kandidati dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski deri dje ka mbledhur 21.852 vota, ndërsa Gordana Siljanovska 28.029 vota.
Më herët numrin e duhur të votave e kanë mbledhur kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Bujar Osmani, Arben Taravari nga blloku opozitar “Vlen”, Maksim Dimitrievski lideri i ZNAM-Për Maqedoninë tonë, Biljana Vankovska Cvetkovska kandidate e të Majtës dhe kryetari i GROM-it Stevço Jakimovski.
zgjedhjeve, pa në këtë rast të tregojë se si do të jetë raporti në raundin e dytë.
“Të gjitha parashikimet e tyre bazohen në raundin e parë. Askush asnjëherë nuk është bërë, me shtatë kandidatë, president në raundin e parë. Pra, anketat që unë i di, ndërsa i dinë edhe në VMRO-DPMNE, është se në raundin e dytë unë me siguri do ta fitoj kandidatin e tyre”, tha Pendarovski.
Elaboroi se kushti që një kandidat të fitojë në raundin e parë është për të të votojnë 50 për qind plus një qytetar, nga të gjithë personat e regjistruar në listën zgjedhore, do të thotë rreth 900 mijë qytetarë, që, siç theksoi presidenti është absolutisht e pamundur.