VLEN: BDI u rriti pagat profesorëve maqedonasë, por jo edhe profesorëve shqiptarë
Opozita e Bashkuar Shqiptare-VLEN për gjendjen në arsimin e lartë, përkatësisht të elitës intelektuale shqiptare, ka akuzuar BDI-në, e cila sipas opozitës, nxori në rrugë intelektualët shqiptar, duke u përpjekur ti nënshtrojë e poshtërojë.
“Sot profesorët e universiteteve shqiptare dolën në protestë pasi u ndjenë të poshtëruar karshi profesorëve të Universitetit “Kirili dhe Metodi” dhe atë nga dora e BDI-së, kryeministrit teknik Talat Xhaferi dhe Jeton Shaqirit. BDI u rriti pagat profesorëve maqedonas, por nuk e bërë këtë për profesorët shqiptarë. BDI nuk i poshtëron vetëm oligarkët e kazinove, por profesorët dhe intelektualët e kombit është në gjendje edhe ti shkelë me çizmën e pushtetit” thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.
“Që ironia të jetë më e madhe ish ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi i cili lejoi këtë diskriminim dhe të njëjtin nuk e ndryshoi për gati dy vjet, del tani dhe na shitet si shpëtimtar i diskriminimit. Kordinatori i grupit parlamentar nuk e ka për qëllim të zgjidhë këtë diskriminim por thjesht ta vendosë në koluarët burokratike të parlamentit për të fituar kohë që ta hedhin problemin pas zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në reagimin e opozitës shqiptare.