Ndodh në Maqedoni: Pacienti ka rënë nga shtrati në spital, personeli nuk e ka ndihmuar, ka ardhur Ndihma e Shpejtë e ka ngritur! (Video)
Një telefonatë e parëndomtë dhe e çuditshme është marrë nga stafi i 112 ditë më parë, pasi një pacient me lëndime të rënda në krahë dhe shpinë, i ndodhur në spitalin e Velesit, ka rënë nga shtrati, por askush nuk erdhi për ta ngritur për dy orë të tëra.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QKK), Stojançe Angelov, në podkastin e SAKAMDAKAZAM.MK.
Siç thotë Angelov, një person ka telefonuar në 112 për të raportuar se ka rënë dhe nuk po merr ndihmë, transmeton lideri.mk.
“Kur punonjësit në 112 e kanë pyetur se ku është për të dërguar ndihmë, personi ka thënë se ndodhet në spitalin e Velesit”, deklaroi Angelov.
Operatorët tanë në fillim menduan se ishte një keqkuptim, sepse si ka mundësi që një person i shtrirë në spital të kërkojë ndihmë? Por me të vërtetë ishte ashtu. Personi ka qenë i shtruar në spital, por gjatë natës ka rënë nga shtrati dhe ka kërkuar ndihmë nga një infermiere dhe një mjek. Askush nuk shkoi për dy orë. Ai arriti të afrohej te celulari dhe na telefonoi. Ai kishte shufra në krahë dhe në shpinë. Kur stafi e transferuan thirrjen në Ambulancë, u hutuan si si tani të shkonin në spital për të ndërhyrë. Edhe tanët kanë kontaktuar me sigurimin, por nuk kanë pasur çelës të përshtatshëm dhe nuk kanë mundur të hyjnë. Pasoi një dramë e vërtetë që zgjati 40 minuta derisa mbërriti ambulanca.
Tanët kanë kontaktuar me sigurimin, por nuk kanë pasur çelës të përshtatshëm dhe nuk kanë mundur të hyjnë. Pasoi një dramë e vërtetë që zgjati 40 minuta derisa mbërriti ambulanca. Stafi ynë mendoi se pacienti vdiq për shkak se nuk ishte në linjë për një kohë të caktuar dhe e fiku telefonin për të kursyer baterinë. Në fund ky rast i çuditshëm përfundoi me sukses, ambulanca e shpëtoi një pacient që ra nga shtrati në spitalin e Velesit”, thotë Angelov, transmeton Lideri.mk.
Angelov tregon për rastin e çuditshëm në podkastin SAKAMDAKAZAM.MK në minutën e 57-të në videon e mëposhtme.