’14 vjeç dhëndër’ Fejohet me djalin nga Kosova, nëna e nuses: Vjehrri tentoi të abuzonte seksualisht
Një nënë nga Elbasani trondit me rrëfimin e saj,në emisionin ’Pa Gjurmë’, ndërsa akuzon vjehrrin e vajzës se ka tentuar të abuzojë seksualisht me të bijën. 18-vjeçarja K.S, nga Elbasani u fejua me shkuesi shtatorin e vitit 2020, me 14-vjeçarin M.F nga Kosova. Prej 8 muajve jetojnë në Gjermani, çifti pret të bëhen prindër.
14 vjeç dhëndër’! Në shekullin e 21-të, kjo është një nga historitë më të pazakonta. 18-vjeçares K.S, nga Elbasani e cila u fejua me shkuesi shtatorin e vitit 2020, me 14-vjeçarin M.F, pa e ditur moshën e tij. Megjithatë, fejesa u krye dhe çifti u zhvendosën në Gjermani, një muaj më pas, aty ku jeton familja e dhëndrit nga Kosova. Kjo histori vjen e rrëfyer nga nëna e vajzës, e cila në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report TV pasditen e kësaj të premte denoncoi familjarët e dhëndrit, pasi sipas saj po i mbajnë ’peng’ të bijën, duke mos e lejuar të ketë asnjë kontakt me familjarët në Shqipëri. Kjo nënë nga Elbasani trondit edhe më shumë me rrëfimin e saj, kur akuzon vjehrrin e vajzës se ka tentuar të abuzojë seksualisht me të bijën, dhjetorin e vitit të kaluar, kur në gjendje të dehur i hyri në dhomën e gjumit. K.S, është katër muajshe shtatzënë, por familja e saj në Elbasan jeton ende me frikën se 18-vjeçarja është në rrezik. Nëna e saj i bëri apel publikisht, për t’u kthyer në Shqipëri, duke ia kërkuar këtë gjë live nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’. Prej një javë e gjysëm ajo nuk ka asnjë kontakt me të bijën.Nusja e dajës së burrit më mori në telefon dhe më tha do ta vendosim vajzën në një vend të mirë. Djali është nga Ferizaj i Kosovës, por më gënjyen kur më thanë se ishte 18 vjeç. Në tetor vajza iku në Gjermani dhe ne e lejuam që të ikë për pak kohë. Erdhi muaji janar dhe vajza duhej të kthehej. Javën e dytë më thotë që mos më merr shpesh se ata nuk donin të fliste shpesh me ne. Kur flisja me të, ajo fliste kur ishte edhe vjehrra dhe të tjerët. Më thanë që do i bëjmë dokumentet vajzës dhe nuk do e kthejmë. Vajza në shkurt mbeti shtatzënë dhe thanë që të lindë fëmijë dhe pastaj t’i bëjmë dokumentat. Natën e Vitit të Ri po festonin si familje, vajza piu pak gjithashtu edhe vjehrri kishte pirë. Vajza nuk ndihej mirë dhe iku të shtrihej në dhomë. Më pas vjehrri shkoi tek dhoma dhe tentoi të abuzojë me vajzën. Mbas dy javësh më tregon tezja e dhëndrit se cfarë kishte ndodhur. Kur e pyeta vajzën, më pranoi të vërtetën. I thashë mos rri më me të, sepse kam frikë, përderisa ka ndodhur njëherë mund të ndodhë sërish, ajo është në rrezik. Djali dhe babai ishin zënë dhe më pas nuk e di se kush kishte bërë denoncim.Madje, nëna nuk beson se fëmija që vajza e saj pret të jetë i 14-vjeçarit, duke ngritur dyshimet për ngjarjën që ndodhi mbrëmjen e Vitit të Ri, me vjehrrin e saj.Vajza nuk më flet sepse e kam pyetur me kë e ka fëmijën, pasi dyshoj pas asaj çfarë ka ndodhur. Vajza tha që nuk dua të vi sepse unë e dua djalin. Unë dyshoj edhe tek fëmija që vajza ka në bark, nuk besoj se i ati është bashkëshorti. Unë dua që vajza të kthehet sepse nuk ia kam besën më atij. Para një jave e gjysëm kemi folur për herë të fundit me telefonin e vjehrrës. Ajo ka frikë, mbahet me presione.Vajza i mban mëri, edhe pse e ëma i ka kërkuar disa herë të kthehet në Shqipëri. Stafi ’Pa Gjurmë’ kontaktoi me 18-vjeçaren K.S, e cila iu drejtua me tone të ashpra nënës në studio. Në reagimin e saj gjatë transmetimit live, ajo nuk pranoi të kthehet, me pretendimin se tashmë ajo është e martuar dhe se pret një fëmijë.Jam e martuar dhe familja e di që unë jam shtatzënë. Nëna ime ka folur të tjera gjëra me mua, shumë fjalë që më kanë lënduar dhe kjo është arsyeja pse unë nuk e marr me në telefon. Nuk ka ndodhur asgjë e keqe këtu. Jam shumë e sigurtë këtu ku jetoj. Jam në shtëpi, kam pranë vjehrrën. Nëna ime të ketë turp, që ma ka bërë këtë gjë. Nuk ia fal ato që ka thënë, derisa të vdes.Gjatë telefonatës në ’Pa Gjurmë’, nusja foli prani të vjehrrës, ndërsa kjo e fundit kërkoi të fliste, dy fjalë mbi çdo akuzë të pretenduar nga nëna.Vajza është pëlqyer me djalin, nuk i kemi martuar me zor. Djali është vërtetë i vogël në moshë, por është i zoti të mbajë familjen. Kristina është shtatzanë dhe pret fëmijë me M.F. Ajo ka tentua që të mbysë fëmijën, për shkak të akuzave të nënës së saj.