Votimi me dokumente të vjetra, të vlefshme, Dashtevski: Kuvendi duhet të prononcohet
Kreu i KShZ-së Aleksandar Dashtevski tha se komisionin e pret shumë punë para zgjedhjeve. Ai pret nga Kuvendi të prononcohet për kërkesën e tyre që qytetarëve në mungesë të dokumenteve të reja, t’iu lejohet të shfrytëzojnë dokumentet e vjetra të vlefshme gjatë votimit.
“Ne dhamë një propozim në Kuvend që në Kodin Zgjedhor të bëhet ndryshim në të cilën do të ketë dispozitë kalimtare vetëm për këto zgjedhje që të vënë dokumentet e vjetra të vlefshme gjatë zgjedhjeve, që të mund të gjithë qytetarët të realizojnë të drejtën e votimit. A do të miratohet kjo, varet nga Kuvendi.”, – theksoi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Ndërkohë personat që mbushin 18 vjet dhe nuk figurojnë në listën zgjedhore, do të mund që të paraqiten për t’u regjistruar. Verifikimi i të dhënave të qytetarëve nëse figurojnë ose jo në listën e votuesve vijon deri më 18 mars.