Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon harmonizim të rrogave me pagën minimale
Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon nga Qeveria që pagat të jenë në përputhje me rritjen e re të pagës minimale në vend. Kryetari i Sindikatës, Goce Dellçev, në konferencë për media u bëri thirrje ministrave në Këshillin Ekonomiko-Social që ta kenë parasysh policinë, sepse sipas dokumenteve që janë duke u përgatitur, nuk është paraparë rritje e pagave për ta.
“Prej nesër, supozoj se shumë shpejt do të hyjmë në procedurë në këshillin socio-ekonomik dhe Qeveria do t’i zgjidhë këto çështje sipas dinamikës që kemi pasur në vitet e kaluara. Opinioni tashmë është i vetëdijshëm dhe e di këtë. Ne i dërguam njoftime të veçanta Ministrisë së Financave, Punës dhe Politikës Sociale, Bytyqit dhe Kryeministrit, që më në fund këtë vit kategoria “policë” të hyjë në kategorinë e punëtorëve në shtet për të cilët paga minimale do të llogaritet në pjesën e rritjes së punonjësve të policisë”, tha Dellçev.