Kumanovë: Shqetësuese, për dy muaj mbi 90 zjarre
Ndonëse jemi në periudhë dimri, Njësiti territorial i Zjarrëfikësve në Kumanovë në dy muajt e parë të këtij viti ka patur intervenime rekorde në lokalizimin e zjarreve. Zjarrëfikësit kumanovarë në këtë fillim vit kanë intervenuar në shuarjen e mbi 90 zjarreve edhe atë 33 gjatë muajit janar dhe madje 59 gjatë muajit shkurt që nuk mbahet në mend ndonjë here më parë. Ajo që më së shumti shqetëson është se shkaktar kryesorëi i numrit kaq të madh të zjarreve është pikërisht fatori njeri.
“Nuk mbahet mend që në fillim të vitit të kemi kaq intervenime në shuarjen e zjarrit edhe atë në dy muajt e parë. Gjatë muajit janar kemi patur 33 intervenime. Ndërkaq, gjatë muajit shkurt kemi regjistruar madje 59 intervenime rekorde në shuarjen e zjarreve. Si factor kryesor për shpërthimin e zjarreve kryesisht paraqitet faktori njeri. Shi për këtë arsye apelojmë tek qytetarët që gjatë lëvizjeve tëtytre nëpër vendet e populluara të mos I hudhin mbetjet e cigareve, të mos ndizen zjarre në hapsira dhe nëse vërejnë zjarre menjëerë të alarmojnë njësitin tonë”, u shpreh komandant i njësitit territorial të zjarrëfikësve Kumanovë, Dean Ilievski, për TVM2.
Nga ky njësit bëjnë të ditur se mjaftë zjarre janë shkaktuar në ambiente të hapura për shkak të motit të thatë dhe pakujdesit të faktorit njeri.Vlen të theksohet se intervenimet në shuarjen e zjarreve nuk janë bërë vetëm në komunën e Kumanovës por edhe në komunat fqinje në komunën e Likovës dhe të Nagoricit të Vjetër.