Vajza me prejardhje nga Haraçina kandidate për Parlamentin e Brukselit
Luiza Duraki, një vajzë me origjinë nga Haraçina do të jetë pjesë e garës së zgjedheve federale në Bruksel, që do të mbahen më 9 qershor 2024.
Luiza është renditur e katërta në listën zgjedhore federale belge, dhe se si kandidate e PS ka gjasa të pakontestueshme për të fituar në këto zgjedhje, duke siguruar një vend deputeti.
Luiza që tashmë ka rreth 28 vjet ka lindur në Haraçinë, transmeton portali lideri.mk, ndërsa në moshën 5 vjeçare bashkë me familjen e saj erdhën në Bruksel.
Luiza ka studiuar drejtësinë në Universitetin e Lirë të Brukselit. Ajo ka punuar në Gjykatën e tregtisë, ndërsa punoi edhe në Pallatin e drejtësisë në Bruksel. Ajo pret mbështetjen e gjerë në këto zgjedhje.
Me respekt,
Mërgimtarët e Haraçinës