Maqedoni

Në kohë rekorde janë mbledhur 10 mijë nënshkrime për Pendarovskin

Në kohë rekord, për më pak se pesë orë, u mblodhën 10 mijë nënshkrime të qytetarëve në mbështetje të kandidaturës për mandatin e dytë të presidentit Stevo Pendarovski, njoftoi kabineti presidencial, transmeton Lideri.mk.

“Mbledhja e nënshkrimeve ka nisur sot më 3 mars në orën 08:00 në të gjithë territorin e vendit dhe në më pak se pesë orë janë mbledhur 10 mijë nënshkrime nga qytetarët që nevojiten për të mbështetur kandidaturën për president.

Falenderojmë të gjithë qytetarët që dhanë mbështetjen e tyre.

Ne vazhdojmë të mbledhim nënshkrime në orët dhe ditët në vijim”, njoftuan nga kabineti i presidentit Pendarovski.