Maqedoni

BDI dënon ashpër paralajmërimin e OBRM-PDUKM-së për kamxhikosjen e qytetarëve për shkak të Kryeministrit shqiptar

BDI ka dënuar me ashpërsi deklaratën e sotme të OBRM-PDUKM-së dhe Gordana Siljanovskës për paralajmërimin e kamxhikut të qytetarëve për zgjedhjet në Maqedoni, duke akuzuar Kryeministrin shqiptar.

Në një reagim të fortë, BDI thekson se paralajmërimet e OBRM-PDUKM-së për kamxhikosje për ata që nuk mendojnë si ata janë të papranueshme, ndërsa theksojnë se zgjedhja e Presidentit me shumicë 2/3 është një realitet. Po ashtu, BDI kritikon OBRM-PDUKM-në dhe Gordana Siljanovskën për mosdistancimin nga Rusia dhe mosrreshtimin me Europën, duke thënë se vota duhet të përqendrohet në partinë më stabile për të parandaluar ndikimin rus dhe për të ruajtur stabilitetin në Maqedoni. Ky reagim vjen në kontekstin e tensioneve politike para zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoni dhe thekson nevojën për të mbrojtur shoqërinë multietnike, multifetare dhe multikulturore nga ndikimet e jashtme që synojnë destabilizimin e vendit.