“Vlon” nga policia, është arrestuar një ish kryetar komune
Sipas informacioneve të Republika.mk, janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe një ish-kryetar i komunës, i cili në të kaluarën ishte akuzuar për disa vepra penale, ndër të cilat kontrabanda e cigareve përmes kufirit maqedono-bullgar.
Pas disa muajsh burg në vitin 2019 dhe 2020, ai zgjeroi biznesin e tij në sektorin e energjisë, por edhe duke hapur kompani dhe fabrika për kultivimin e marijuanës me licenca të lëshuara më parë nga Qeveria, transmeton Lideri.mk.
Sipas informacioneve, në ketë komunë afër Strumicës, prodhimi i marijuanës ka përfunduar në tregun e zi në Maqedoni por edhe më gjerë./Lideri