September 19, 2024
Maqedoni

Maqedoni, 54 vjeçari vdiq në rrugë, një femër e re ia vodhi paratë

Zyrtarët policorë nga SPB Veles dje kanë privuar nga liria 32-vjeçaren R.S. nga Velesi, i cili dyshohet se nga personi T.Gj. (54) vjeçare ka marrë para.

Sipas kallëzimit, pasi T.Gj. ka rënë në rrugën “Ilindenska” para dyqaneve pranë Urës së Re në Veles dhe ka vdekur, R.S. i është afruar dhe i ka marrë paratë, njoftoi sot Biljana Gjakovska, zëdhënëse e SPB Veles.

E dyshuara është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër saj do të bëhet kallëzim përkatës, njoftuan nga MPB-ja e Velesit. T. Gj dje është sëmurë para dyqaneve afër Urës së Re në Veles, pas së cilës është thirrur Emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.