Maqedoni

Mungesa e letërnjoftimeve për 18-vjeçarët, Ziberi: U merret e drejta për votim

Qytetarët arrijnë t’i marrin dokumentet personale nëpërmjet ekipit të Avokatit të Popullit, i cili është angazhuar që t’i mbledhë në pikat e MPB-së dhe t’ua dorëzojë qytetarëve që janë ankuar në këtë organ, për nevojë urgjente të marrjes së dokumenteve.

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, apelon dikasterin obligues që të riorganizohet dhe ta vë sistemin në funksion të plotë, në mënyrë që qytetarët t’i marrin dokumentet në afat të rregullt. Qytetarët arrijnë t’i marrin dokumentet personale nëpërmjet ekipit të Avokatit të Popullit, i cili është angazhuar që t’i mbledhë në pikat e MPB-së dhe t’ua dorëzojë qytetarëve që janë ankuar në këtë organ, për nevojë urgjente të marrjes së dokumenteve.

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, apelon dikasterin obligues që të riorganizohet dhe ta vë sistemin në funksion të plotë, në mënyrë që qytetarët t’i marrin dokumentet në afat të rregullt.

Shqetësuese mbetet edhe çështja e qytetarëve që kanë mbushur 18 vjet dhe nuk posedojnë dokument personal apo letërnjoftim, situatë që ua pamundëson të drejtën e votimit në zgjedhje. Ziberi me thirrje deri tek Qeveria që të gjejë zgjidhje.

Ndërkaq nga MPB-ja kërkon ta zbatojë ligjin që qytetarëve me moshë mbi 65 vjet u mundëson marrje të letërnjoftimeve pa afat.

“Apeli im, rekomandimi im deri te Qeveria është që në një nga mbledhjet e ardhshme të ulet dhe ta trajtojë këtë problem dhe të krijojë prioritet, ta detektojë sasinë e qytetarëve që nuk posedojnë dokumente dhe t’i vë në prioritet në fotografimin dhe dhënien e letrave të njoftimit në mënyrë që të mos pengohen në procesin e votimit, respektivisht zgjedhjeve që na presin.”, – deklaroi Avokati i Popullit, Naser Ziberi.

Ndryshimet në ligjin për përmbarim, Ziberi: Nuk ka dhënë efekt praktik, pësojnë qytetarët

Avokati i Popullit, me raport edhe për moszbatimin e ligjit për marrëdhënie obligative. Në zyrën e tij kanë arritur shumë parashtresa të qytetarëve.

Sipas Avokatit të Popullit, përmbaruesit arsyetohen se nuk mund të veprojë ex oficio për konstatimin e vjetërsimit dhe se kjo çështje nuk është e rregulluar me ligjin për përmbarim.

Ombudsmani me qëndrim se ligji ka dispozita për zbatim, por mungon vullneti i përmbaruesve. Bën thirrje deri tek Kuvendi, Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, që të organizojnë debat publik dhe të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që qytetarëve të mos u shkelet e drejta.

“Në ligjin për përmbarim, në nenin 93 në paragrafin 1 alinea 1, ndër kushtet e parapara që përmbaruesi ta ndërpresë përmbarimin është paraparë edhe vënia e jashtë ligjit e një akti përmbarues. Deri më tani nuk ka asnjë vendim të përmbarimit me të cilin është ndërprerë procedura përmbaruese, për shkak të vjetërsimit. 99% e vendimeve për përmbarim bëhen të plotfuqishme pa e hetuar qytetari, afat brenda të cilit duhet të reagojë. Ai afat është i rregulluar me ligj, është treditor? Pse është problem që ky vendim të shkruhet edhe në vendimin e përmbaruesit?”, – theksoi Avokati i Popullit, Naser Ziberi.

Sipas ndryshimeve në ligjin për marrëdhënie obligative, kamata nuk guxon të jetë më e lartë se borxhi kryesor, ndërsa aktet përmbaruese të vjetërsohen në qoftë se procedura e përmbarimit nuk fillon brenda pesë viteve ose nëse procedura e përmbarimit nuk ka përfunduar në afat prej 10 viteve.