Maqedoni

Besiana, Shkodrani dhe Shkëlzeni, shkëlqyen në Stamboll

Me datë 29 shkurt në Qendrën Informative Kulturore u mbajt koncert me veprat më të bukura të kompozitorëve shqiptarë!
Ishte pikërisht nikoqiri i Qendrës Informative Kulturorw z. Valmir Aziri i cili ka bërë të njohur se është dhënë një spektakël i jashtëzakonshëm nga treshja e famshme! Koncerti është mbështetur nga Ministria e Kulturës së R.Kosovës ndërkaq të pranishëm kanë qenë shumë të ftuar, ngq konsullata e Maqedonisë së Veriut, shoqata të ndryshme, përfaqësues të rinisë shqiptare dhe artdashës që kanë përjetuar një mbrëmje të paharruar në Stamboll!
Programin e ka hapur Shkëlzen Baftiari me veprën për piano “Lirikë pranverore” nga Simon Gjoni dhe më pas të pranishmëve u është drejtuar dtejtor Valmir Aziri, duke bërë të ditur se ky është koncerti i parë nga marrja e detyrës së tij, njëkohësisht njoftoi se gjatë vitit do të ketë një program të ngjeshur artistik!
Besiana Mehmedi këndoi me shumë mjeshtëri bllokun e parë të këngëve lirike “Mallëngjimi” nga P. Çako, “Asaman trëndafili çelës” popullore shkodrane dhe “Valsi i lumturisë” nga A.Mula! Pas duartrokitjeve frenetike dhe mikëpritjes së këtij blloku, pianisti Shkëlzen Baftiari ekzekutoi “Baladë” nga Simon Gjoni për ti paraprirë bllokut epik “Elegji për Luigi Gurakuqinë nga Dizdari, “ Në legienda” nga S.Piraj dhe “Unë biri yt Kosovë me Rrjedh në këngë e ligjërime” nga F.Ibrahimi si përfshirje e të gjitha ngjarjeve tona historike!
Pas këtij blloku epik do të jetë radha e Shkëlzen Baftiarit i cili ekzekutoi pjesë nga Çesk Zadeja për tia lënë skenën tenorit Shkodran Tolaj i cili u duartrokit fuqishëm nga spektatorët që e pritën me shumë admirim në interpretimin e pikave artistike “Vendi im” kompozuar nga Rashid Krasniqi dhe “Këngë moj” nga Musa Piperku. Në fund në duet u interpretuan “Margjelo” nga Jakova dhe “Moj e bukura More” të cilat përmbyllën fuqishëm këtë program të përzgjedhur me shije të lartë artistike dhe të interpretuar shkëlqyeshëm nga tre artistët tanë!
Promovimi i muzikës sonë të bukur është një mision që çdo artist duhet ta bartë me vete! Edhe kësaj here u dëshmua se muzika klasike e kompozitorëve tanë është më e pëlqyera jashtë vendit si për publikun tonë, ashtu dhe për atë ndërlkombëtar!