Konfirmon Kasami: Do të garojë për Kryetar të Komunës së Tetovës
Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin “click-plus”, ka deklaruar se përsëri do të i hyj garës për kryetar të komunës së Tetovës. Bilall Kasami ka dhënë disa arsye se pse ai do të konkurrojë përsëri, duke thënë se Tetova do një qeverisje më ndryshe.
Ai më tej ka thënë se në 2017 qytetarëve të Tetovës iu vodhë fitorja, andaj duhet përsëri të konkurroj që Tetova t’ju kthehet Tetovarëve./INA