Anëtarët që u larguan nga “Grupi i Zjarrit”
SHKRUAN:NEHAT JAHIU
Para ca kohësh disa funksionarë të Bashkimit Demokratik për Integri nuk u pajtuan me veprimin e kësaj partie dhe nga paknaqësia e tyre dolën kundër udhëheqësive që kësaj partie dhe të revoltuar kërkuan që të veprojnë si fraksion brenda kësaj partie. Të revoltuar kërkuan që të mbaheshin takime me organet e partisë dhe të shprehin paknaqësitë ndaj ministrave dhe udhëheqësve tjerë që janë në shumë institucione që nuk jepnin asnjherë llogari për punën e tyre që kryenin.Ato mbajtën disa konferenca shtypi, u takuan disa anëtarë të organeve , por nuk gjetën gjuhë të përbashkët dhe vendosën të veprojnë si fraksion brenda për brenda BDI-së.Një gjë e tillë nuk u pranua nga organet e partisë dhe nga vet kryetari i partisë z. Ali Ahmeti.Në mesin e këtij grupi ishin edhe Nrvzad Bejta, Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti të cilët vjellnin vrerë kundër vepripemeve të funksionarëve të kësaj partie, por edhe nga kryetari Ali Ahmetitqë të dijnë të vërtetën Pas një kohe u zhduk emri “ Grupi i zjarrit” dhe këta vendosën të formojnë një subjekt të ri dhe të veprojnë jashta BDI-së. Këtë ide nuk e pranuan tre të , por këto gjëra refuzoheshin Të larpërmendurit, ndërsa Izet Mexhiti me shokë e tij me bindje të fortë nuk u pajtuan të kthehen më në BDI, por vendosën të formojnë partinë Lëvizjen Demokratike dhe me tërë fuqinë e tyre të i luftojnë individët e BDI-së aty të cilët vepronin pa dhënë llogari në organet e partisë dhe që e kishin bërë partinë personale dhe grupor. Ca” patriota” që ishin me shokët tjerë morën erë se nuk do të arrijnë ndoshta asgjë me “Grupin e Zjarrit” u ndanë nga shokët e tyre të Gupit të Zjarrit, sepse ishim mësuar që nga fillimi të hanë taxhi nga kjo parti që tani aq shumë e ofenduan se kanë keqpërdorë funksionet e tyre për të i shfrytzuar funksionet e tyre dhe partinë për vehte sikur ta kishin pronë të babës. Tani më ka ndodhur që të lexojë në shumë media se mu këta të paturpshmit dhe dyftyrësha të kësaj partie të cilën e lëshuan vet dhe ofendua në mënyra të ndryshme.Pra , tani emri i Blerim Bexhetit dhe Musa xhaferit përmenden se do të jenë të propuzuar mu nga BDI-ja për deputetë.Nëse është e vërtetë ku është turpi i Mexhitit dhe Bexhetit që kërkojnë të jenë kandidat deputeti edhe si udhëheqës në numrin një të zonave elektorale. Mua personalisht më lind dyshimi se Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi kanë luajtur lojën e tyre dyftyrëshe dhe kam bindje që në fillim këta janë futur në “Grupin e Zjarrit” që të luajnë rolin e tradhtisë së shokve të tyre. Bindja ime është që këta persona që luajtën këtë rol do të fitojnë poste të deputetit ose ndonjë post tjetër si shpërblim, por fytyra e tyre gjithnjë do të mbetet si pasqyra dhe do të mbetën të pabesueshm gjatë tërë jetës së tyre.