Maqedoni

Maqedoni, më shumë martesa, më pak lindje

Numri i lindjeve në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e katërt 2023 është 4.185 dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është më i ulët për 4.5%, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Numri i vdekjeve në tre mujorin e katër të vitit të kaluar është 5.028 persona, me çka është 1.5% më i ulët se vitin paraprak.

Shtesa natyrore është negative – 843 persona, që do të thotë se për kaq shumë njerëz numri i lindjeve është më i vogël se numri i të vdekurve.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar janë lidhur 2.824 martesa, me çka është 1.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Në këtë tremujor janë pranuar 599 raporte për martesa të divorcuara.